Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të shtunën një takim me përfaqësues të shoqatave të Personave me Aftësi Ndryshe. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha tha:
“Në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar kështu e kam filluar rrugëtimin tim politik. Domethënë zyrtarisht ne krijuam një lob bipartizan, ne sapo kishim ardhur në pushtet por edhe me përfaqësues të opozitës për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuar. Sa i përket të gjithë kategorive që ju përfaqësoni si Bashkimi Kombëtar i Organizatave të personave me aftësi të kufizuar gjëja e parë dhe kryesore që dua t’ju garantoj sot është që ashtu siç e kam nisur për herë të parë dialogun me ju në vitin 2005 si deputet atëherë nesër do të keni te ju jo thjeshtë një derë të hapur por një mekanizëm institucional të zyrtarizuar ku drejtuesit dhe anëtarët e organizatave të personave me aftësi të kufizuar do të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes për zgjidhjen e problemeve”.
Por çfarë i premtoi Basha kësaj kategorie?
“Së pari duhet të bëjmë korrigjimin e shumë masave duke përfshirë dhe masat ligjore që kanë favorizuar e rrjeteve abuzitiviste në dëm të personave me aftësi të kufizuar dhe t’jua kthejmë këto të drejta në përputhje me konventën vet personave me aftësi të kufizuar.
Do të bëjmë një hetim të të gjithë fondeve publike dhe jo publike të përdorura të personave me aftësi të kufizuara. Do të bëjmë të mundur që përmes kësaj jo vetëm të çojmë para drejtësisë abuzimin me këto fonde por të parandalojmë një sjellje të tillë në të ardhmen.
Po kështu, sa i përket problemeve që prekëm siç janë ato të transportit publik, taksës së banesës, të indeksimit që është një turp i madh, është një turp I madh në raport me ju, është një turp i madh në raport me pensionistët shqiptarë.
Në fund dua të them që ajo që kemi thënë prej më shumë se gjashtë javësh kemi shpalosur me shkrim për pensionistët por edhe për personat me aftësi të kufizuar: Dyfishimi i paketës higjeno-sanitare, në veçanti për t’iu përgjigjur nevojave të shtuara financiare për të përballuar pandeminë, pagesat shtesë pra në këtë drejtim, paketën e ndihmës ekonomike…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje