Politike

Kryemadhi fton socialistët: LSI e ka derën e hapur

Monika Kryemadhi ftoi anëtarët e PS-së që t’i bashkohen LSI-së. Në një takim të zhvilluar në Tiranë, Kryemadhi tha: “Po e nis nga fjalia që tha Etioni se askush nuk mund të na marrë më shumë seç na ka marrë. T’u marrësh shqiptarëve fëmijët të cilët ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të mungesës është shumë më shumë se çmund të ketë çdo shqiptar. Ju falenderoj që morët një vendim për t’u shkëputur nga një parti dhe marrëdhënie që nuk ekziston”.

Në një takim ku nuk mbizotëronte maska, Kryemadhi tha se ndihej socialiste, por jo pjesë e Rilindjes.

“Edhe unë jam socialiste nuk jam anëtare e rilindjes. Socialiste do të thotë të ndash energjinë dhe pozitivitetin me miqtë dhe me shokët. Unë e mora vendimin për të qenë socialiste e lirë dhe bashkë me shumë të rinj e të reja krijuam LSI dhe sot shumë të rinj dhe të reja mbasi ndihen të asfiksuar marrin një vendim për t’u shkëputur nga zinxhirët e Edi Ramës dhe rilindjes. LSI i ka dyert e hapura për çdo njeri që do të jetë pjesë e politikës, do të ndryshojë të ardhmen e tij”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë