Duke publikuar një grafik, sipas të cilit Shqipëria është e fundit në rajon për ndihmën direkte financiare dhënë për qytetarët, Lulzim Basha premton se kjo do të marrë fund shumë shpejt.
“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”, shkruan kreu i Partisë Demokratike.
Basha u referohet disa të dhënave sipas të cilave Qeveria shqiptare ka dhënë 36 mln euro ndihmë direkte financiare për 1 mln banorë, sa gjysma e Maqedonisë së Veriut. Bosnja ka dhënë 77 mln euro, Kosova 93 mln dhe Serbia 160 mln euro.
Kreu i PD-së këmbëngul në planin e tij me pesë pika për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Covid. Pjesë e këtij plani janë edhe pikat për dhënie para në dorë për bizneset në vështirësi dhe qytetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje