Politike

PD: SPAK ka marrë nën hetim Ervin Bushatin

Partia Demokratike njofton se SPAK ka marrë nën hetim pas denoncimit të saj deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Bushati akuzohet për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentacioni për rreth 3 mijë metër/katrorë truall.

“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK i konfirmoi Partisë Demokratike se kryetari i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdelklarimin e pasurisë. PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. Ai është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve”, thuhet në deklaratën e PD.

PD thotë se hetimet po kryhen nga prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu. Kallëzimi i opozitës ndaj Ervin Bushatit është depozituar që në tetor 2018, në atë kohë tek Prokuroria e Tiranës. Çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.

Opozita thotë se bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë