Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një video-konferencë më kancelarin austriak, Sebastian Kurz, gjatë të cilës dy liderët mësohet se janë ndalur gjatë tek pandemia.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i qeverisë austriake, nëpërmjet një postimi në Twiiter, i cili thekson se bashkë me Ramën në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të zyrës së OSBE kanë biseduar për krizën shëndetësore, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Po ashtu Kurz ka ripërsëritur mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në integrimin europian të vendit.
“Sapo pata një video konferencë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së OSBE Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Kurz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje