Zgjedhjet lokale që u zhvilluan te dielën në Bosnjë-Hercegovinë, shënuan edhe të papritura.
Kandidati Mirsad Peco fitoi zgjedhjet për Kryetar i komunës së qytetit Travnik, në pjesën qendrore të vendit. Deri këtu nuk ka ndonjë lajm, përvecse për ata që kanë votuar në atë zonë. Por referuar rezultateve jo zyrtare, mediat raportojnë se ditën e zgjedhjeve kur edhe fitoi, kandidati Peco ndërroi jetë për shkak të Covid-19.
Bakir Izetbegoviç, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën në mëngjes, ditën e zgjedhjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje