Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënvizoi përmes një deklarimi për mediat se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është luftë për liri. Kryemadhi sqaroi edhe pozicionin e LSI-së për akuzat që vijnë nga mazhoranca për rolin e Lulzim Bashës në raport me luftën e UÇK-së.
“Unë jam e bindur që Basha ka qenë i qartë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij. Qëndrimi i LSI vazhdon të jetë po i njëjtë dhe i pandryshuar. Për ne lufta e UCK është jo vetëm një luftë e drejtë dhe legjitime, por është një luftë për liri.
Unë shpreh besimin dhe përkrahjen e LSI. Ata përsëri do ta fitojnë betejën me mekanizmat antishqiptare, që për hir të së vërtetës kanë filluar të lulëzojnë në rajon. Por edhe kjo sfidë do të kalojë edhe pse do të ketë pasojat e veta…”, tha ajo
Sipas saj, rihapja e një debati të tillë ka si synim largimin e vëmendjes nga problemet e përditshme të shqiptarëve.
“Kjo bëhet për të larguar vëmendjen”, shtoi ajo
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje