Ne rrjet

Dodik humbet për herë të parë në 20 vjet në Bosnje Hercegovinë

Zgjedhjet lokale në Bosnjë Hercegovinë i kanë dhënë një goditje të rëndë njeriut të Serbisë, por edhe Kremlinit në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik.

Partia a tij por edhe partitë e tjera në pushtet kanë humbur bastionet kryesore në Sarajevë dhe Banja Luka, ndërkohë që partitë e opozitës kanë marrë disa nga qytetet dhe komunat kryesore në të gjithë vendin.

Tre partitë etnike në pushtet, Partia Boshnjake e Veprimit Demokratik, SDA, Aleanca Serbe e Bosnjës e Social Demokratëve të Pavarur, SNSD, e udhëhequr nga Dodik dhe Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ do të kontrollojnë ende numrin më të madh të bashkive në të gjithë vendin. Megjithatë, asnjë nga tre partitë nuk po festonte, pasi kanë humbur postet e kryetarit në disa prej qyteteve kryesore.

Në një zhvillim të ngjashëm me Malin e Zi, ku partia e Milo Gjykanovic humbi pas 30 vitesh zgjedhjet, Dodik ka humbur për herë të parë në dy dekadat e fundit fortesën e saj në Banja Luka, duke dobësuar pushtetin e partisë së tij mbi Republikën Srpska. Ekspertët dhe sondazhet treguan edhe para zgjedhjeve që votuesit kanë përdorur zgjedhjet lokale për të ndëshkuar partitë në pushtet për performancën e tyre të dobët dhe skandalet e vazhdueshme të korrupsionit përballë thellimit të krizës shëndetësore, politike, ekonomike dhe sociale të lidhur me COVID-19.

Rezultatet janë edhe më interesante në dritën e pjesëmarrjes mjaft të ulët, të vlerësuar nga komisioni zgjedhor në rreth 50 për qind. Disa ekspertë madje dyshojnë se votuesit tradicionalë të partive në pushtet bojkotuan partitë e tyre

“Kjo nuk është një goditje e vogël për ne” pranoi të dielën në mbrëmje Milorad Dodik.

Në fjalën e tij, ai fajësoi partnerët e koalicionit SNSD për rezultate të dobëta në Banja Luka dhe disa vende të tjera, por theksoi se partia e tij do të mbajë ende shumicën në këshillin e qytetit do të kontrollojë shumicën e komunave në Republika Srpska.

SNSD humbi gjithashtu çuditërisht edhe në Bijeljina, qyteti më i madh dhe qendra ekonomike në Bosnjën veri-lindore, por fitoi për herë të parë në Sarajevën Lindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë