Politike

Tabaku: Shtyrja e negociatave, pasojë e problemeve të qeverisë

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi se  hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve që do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare po shtyhet jo për shkak të problemeve të BE, por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.

“…Çdo shqiptar e ka të qartë se kush është tradhtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron.

Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.

Kjo propagandë e rreme u shkërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama.

Tashmë është kthyer në vendimtare beteja e 25 prillit 2021 për të rrëzuar tradhtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për pushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri”, shkruan Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë