Politike

“Jo më shumë se 10 veta”, Ruçi anulon seancën: Komiteti të na sqarojë

Kuvendi ka anuluar seancën plenare të ditës së enjte, duke e argumentuar këtë vendim me urdhrin e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve për ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave në një ambient të mbyllur, apo të hapur.

Urdhri është dhënë nga kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, me sqarimin se i është drejtuar Komitetit Teknik dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të interpretojnë nëse mbledhjet e Kuvendit në seancë plenare e shkelin vendimin e ekspertëve, apo jo.

Në seancën plenare të anuluar, Kuvendi kishte në rend të ditës 7 pika, mes të cilave edhe një interpelancë të kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni me Kryeministrin Edi Rama për situatën e pandemisë dhe një interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po për të njëjtën çështje.

Vendimi i kryetari të Kuvendit nuk prek punën e Komisioneve Parlamentare, që prej kohësh e zhvillojnë aktivitetin e tyre online.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë