Komisioni i Ligjeve rrëzoi me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta për “Gjendjen Civile”.
“Ligji, nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit që nuk deklarojnë banesën, por synon të deformojë listat e zgjedhësve. Ndryshimet në ligjin për gjendjen civile fshehin synimin të çekuilibrojnë numrin e mandateve për secilin qark.
Mazhoranca po përdor ndryshimet në ligje për të forcuar pozitat në zonat më pak të favorshme. Do s’postoje militantët drejt zonave ku historikisht ka qenë humbëse.
Shpërndarja e mandateve bëhet ekskluzivisht mbi bazën e numrit të shtetasve që kanë regjistruar vendbanimin në secilin qark. Ndryshimi i numrit të shtetasve me vendbanim në secilin qark mund të çojë në ndryshim të përfaqësimit të secilit qark në Kuvend, nëpërmjet uljes apo rritjes së numrit të mandateve përkatës”, tha ndër të tjera gjatë mbledhjes, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj.
Ndërkohë, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, relatore për shqyrtimin e projektligjit, tha se, argumentet e Presidentit lidhen me situatën politike, “me një qasje që ka kohë që vihet re te institucioni i Presidentit të Republikës”
Pa shumë diskutime, shumica vendosi rrëzim të dekretit duke ia kaluar Kuvendit për miratim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje