Italia ka fituar 0-2 në Sarajevë dhe ka zënë vendin e parë në grup, duke shkuar kështu në “Final four”, bashkë me Belgjikën, Francën dhe Spanjën. Beloti, i cili nuk shënonte që më 15 nëntor 2019 me kombëtaren, gjeti avantazhin, por duhet veçuar loja plot grintë, fantazi dhe sakrificë e Lorenco Insinjes. Golin e dytë për Italinë e shënoi sulmuesi i Sasuolos, Berardi.
Mungoi tek “axurrët” trajneri Roberto Mançini, i infektuar nga Covid-19, kurse te Bosnja mungonte sulmuesi Edi Xheko, që është gjysma e skuadrës, por edhe Turkes, Sehiç, Hajradinoviç, Hasiç, Hoxhiç, Zeljkoviç dhe Kolasinac. Në minutën e 22-të, pas një krosi të Insinjes nga e majta, Beloti mposhti Piriç. Më pas Insinje goditi shtyllën nga larg. Në pjesën e dytë Italia rrezikoi sërish me Belotin, ndërsa goli i sigurisë u shënua në minutën e 68-të nga Berardi.
Diferencën mes dy skuadrave e tregojnë qartë edhe statistikat. Italia e mbajti topin në 62% të ndeshjes, gjuajti 15 herë dhe 4 herë në portë, kundrejt 7 gjuajtjeve në total të Bosnjës. Italia nuk humb prej 10 tetorit 2018, pra dy vjet pa humbje. Ndeshja në Bosnjë ishte transferta e 5-të radhazi, që kjo skuadër nuk pëson gol.
Tashmë “axurrët” e shohin veten në “Final four” të Ligës së Kombeve, që do të luhet në Milano ose Torino, në tetor të 2021-shit. Italia gjithashtu është kokë serie në shortin e kualifikueseve të Botërorit 2022, që hidhet më 7 dhjetor. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte për këtë skuadër.
Në ndeshjet e tjera, Belgjika ka mundur 4-2 Danimarkën, Anglia mposhti 4-0 Islandën, por nuk shkon në “Final four”, ndërsa Holanda fitoi 1-2 në fushën e Polonisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje