Futboll

Një kampion për Milanin, Maldini hidhet në sulm për Boateng

Është Milani i të rinjve. Për një të ardhme më të mirë, klubi kuqezi ka afruar disa talente dhe ndonjë prej tyre ka shpërthyer, siç është Teo Hernandez. Të tjerë vijnë nga sektori i të rinjve, ku Gabia e Pobega janë dy shembuj konkretë. I njëjti diskutim vlen edhe për Donarumën, por nuk janë vetëm të rinjtë që mund ta bëjnë Milanin të madh.

Zllatan Ibrahimoviç dhe Simon Kjaer janë dy veteranë që po japin kontribut të çmuar në skuadër, ndërsa drejtuesit duan të shtojnë edhe një lojtar me shumë përvojë në mbrojtje. “Daily Mail” ka zbuluar se Milani është hedhur në sulm për Zherom Boateng, lojtarin e Bajernit me një palmares shumë të pasur: 8 tituj në Gjermani, 5 kupa dhe 5 superkupa, 2 Liga Kampionësh dhe 1 kupë bote. Boateng nuk do ta rinovojë kontratën me Bajernin dhe në verë do të jetë i lirë për të vendosur ku do ta vazhdojë karrierën. Maldini dhe Masara shpresojnë ta veshin kuqezi.

Zherom dhe Kevin Princ Boateng. Gazeta Si, 19 nëntor 2020

Vështirë për ta marrë këtë lojtar që në janar, pasi në këtë rast Milani duhet të paguajë. Në çdo rast, lëvizja varet nga dy faktorë: i pari është të bindë Boanteng për projektin dhe i dyti është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve. Arsenali, Totenhemi dhe Çelsi janë gjithashtu në ndjekje të këtij futbollisti, por edhe klubet angleze synojnë ta marrin me parametra zero. Maldini dhe Masara mund të fusin “mik” vëllanë e mbrojtësit, Kevin–Princ, ish-lojtar i Milanit dhe një tifoz kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë