Futboll

Nuk janë paguar, lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

Futbollistët e Kukësit duhje të zhvillonin sot seancën e radhës stërvitore, në kuadër të ndeshjes me Teutën në kampionat, por ata nuk kanë pranuar të zbresin në fushë në shenjë proteste për pagat e pamarra. Një problem serioz ky për një skuadër që ka pretendime të mëdha në sezonin aktual.

Situata ka qenë shqetësuese prej disa javësh dhe me sa duket futbollistëve u ka sosur durimi, ndaj dhe kanë zgjedhur bojkotin si një mënyrë për t’i bërë drejtuesit e klubit të reagojnë. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës, Kukësi mund të luajë me ekipin U-21 të shtunën ndaj Teutës.

Është hera e dytë që te Kukësi ndodh një gjë e tillë. Edhe disa muaj më parë lojtarët kanë protestuar për pagat, duke mos dalë në stërvitje, por në atë rast problem u zgjidh shpejt. Mbetet për t’u parë tani reagimi i presidentit Safet Gjici.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë