Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 36.176 raste të reja me Koronavirus në 250.186 tamponë të kryer. Kanë humbur jetën ndërkohë 653 persona, kurse 17.020 janë shëruar.
Me 653 jetët e humbura në 24 orët e fundit, shkon në 47.870 numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në Itali. Aktualisht në vendin fqinj janë 761.671 persona pozitivë, nga të cilët 724.349 janë të izoluar në shtëpi, kurse 33.610 janë të shtruar në spital.
Në zonën e Lombardisë ka kaluar shifra e 20 mijë të vdekurve që nga fillimi i epidemisë. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 165 persona në këtë zonë. Të infektuarit së fundi në këtë rajon janë 7.453, ose 19.8% e 37.595 tamponëve që janë kryer.
Duke parë treguesit e provincave, Milano është ajo me më shumë të infektuar, 2.928, nga të cilët 1134 në qytet. Mbeten gjithmonë të lartë numrat në Monca e Brianca, me 873 raste të reja, Vareze me 657 dhe Komo me 645.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje