Futboll

Rinovon Pep Guardiola, “qytetar” deri në 2023-shin

Mançester Siti “blindon” Pep Guardiolën deri në vitin 2023. Trajneri katalanas, te Siti që prej vitit 2016, ka rinovuar kontratën edhe për dy sezone të tjera. Njoftimi ka ardhur në kanalet zyrtare të klubit anglez. “Udhëtimi vazhdon”, – shkruhet në njoftimin e “qytetarëve”.

Pep Guardiola. Gazeta Si, 19 nentor 2020

Marrin fund kështu shumë projekte të klubeve të mëdha europiane, që synonin të firmosnin me trajnerin spanjoll, duke qenë se ai nuk kishte rinovuar ende me Sitin. Pas rinovimit ka folur edhe vetë Guardiola për faqen zyrtare të klubit, ku mes të tjerash thekson:

“Këtu më duan shumë që nga momenti që kam ardhur. Qyteti, tifozët, lojtarët… Kemi një lidhje të fortë bashkë, kemi përjetuar momente fitoresh të ndryshme dhe trofesh. Jemi të gjithë krenarë për atë që kemi bërë. Ky lloj suporti është gjëja më e mirë që një trajner mund të ketë. Kam gjithçka që dëshiroj për ta bërë mirë punën time, mund të përmirësohemi më shumë dhe sfida ime është pikërisht kjo. Gjithashtu, jam i nderuar nga besimi që kanë tek unë pronari i klubit, presidenti, Ferran dhe Txiki, të cilët më ofruan rinovimin edhe për dy vjet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë