Futboll

Juventusi hyn në garë për Nuno Mendes, vlen 70 milionë euro

Juventusi po “peshkon” në Portugali për mbrojtës. Klubi bardhezi është duke menduar që tani për të ardhmen dhe sipas shtypit portugez, ka vënë në shënjestër lojtarin e Sportingut të Lisbonës, Nuno Mendes.

Sipas të përditshmes portugeze “A Bola, Nuno Mendes është një futbollist që u intereson shumë kampionëve të Italisë, që në prapavijë kanë lojtarë me moshë të madhe, si Kielini dhe Bonuçi. Mbrojtësi portugez, që luan në qendër, por mund të bëjë edhe anësorin e majtë, ka një klauzolë prej 70 milionë eurosh. Ai është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, ku në garë janë edhe Milani, Arsenali, Mançester Junajtid dhe Volverhemptoni.

Nuno Mendes, 18 vjeç. Gazeta Si, 20 nëntor 2020

Për momentin nuk ka ende detaje sa u takon bisedimeve mes dy klubeve. Nuno Mendes është vetëm 18 vjeç dhe luan që tani me Kombëtaren U-21 të Portugalisë. Paraqitja e mirë e ka vënë në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha europiane. Një prej tyre është edhe Juventusi, që synon ta bashkojë portugezin me De Ligt dhe Demiral.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë