Të premten në Lugano të Zvicrës, policia hyri në banesën e Imzot Azzolino Chiappini, ish rektor i fakultetit të teologjisë të qytetit, si dhe ish-famulltar i përgjithshëm i dioqezës së Luganos.
Akuza ndaj tij është detyrim dhe rrëmbim personi. Viktima, sipas raporteve nga gazeta “La Regione”, është një grua 48-vjeçare me kombësi finlandeze, raporton ‘La Reppublica”.
I konsideruar si një teolog i rafinuar, 80 vjeçari Imzot Chiappini qëndroi në paraburgim të shtunën në mbrëmje, në fund të një seance të gjatë pyetjesh ndaj tij nga prokurorja Pamela Pedretti.
Në shtëpinë e klerikut, hetuesit konfiskuan një kompjuter dhe disa materiale të tjera, që konsiderohen të dobishme për hetimin.
Imzot Azzolino Chiappini është parë në rrethin e gjerë si katolik anti-konservator dhe i hapur ndaj kërkesave të shoqërisë civile.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje