Bota

Covid-19, Gjermania urdhëron të bëhen gati qendrat e vaksinimit

Gjermania mund të nisë vaksinimin e qytetarëve ndaj COVID-19 muajin e ardhshëm, sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn.

“Ka arsye për optimizëm se vaksina do të miratohet në Evropë këtë vit. Dhe pastaj ne mund të nisim menjëherë…”

Ai u kërkoi shteteve federale gjermane të përgatisin qendrat e vaksinimit nga mesi i dhjetorit.

“Unë do të pëlqeja që qendrat e vaksinimit të ishin gati disa ditë më parë sesa të kisha një vaksinë të miratuar, që nuk përdoret menjëherë”, tha ai.

Gjermania pritet të jetë shteti që do të sigurojë më shumë doza të vaksinës, pas SHBA-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë