Kryetari i PD Lulzim Basha, ishte të hënën në një biznes të produkteve bazë të konsumit në Tiranë. Pasi u njoh nga afër me situatën, Basha tha se qeveria duhet t’i vijë në ndihmë biznesit.
“Problemi kryesor i kësaj krize që ka 7 vite, por që pandemia e ka rënduar dhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë. Dhe kjo reflektohet pastaj tek i gjithë zinxhiri, edhe zinxhiri prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit. Ju e dini, ne kemi dalë prej javësh me një paketë ndihme për njerëzit, që nuk kanë të ardhura.
Kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shteti, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë një ndihmë financiare.
Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, për të ndihmuar familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do ndihmoheni dhe ju; se ato para çfarë do bëjnë? Do rrisin xhiron. Ata nuk kanë për t’i kursyer këto lekë, do t’i hedhin për të blerë konsumin e përditshëm”, – u shpreh gjatë bisedës kryetari Basha.
Më tej. ai shtoi: “Zgjidhja është që ne të ndihmojmë konsumin dhe të ndihmojmë konsumin do të thotë t’i çojmë lekët sot aty ku kanë nevojë më shumë njerëzit, të ndihmojmë ata që kanë humbur vendet e punës, të ndihmojmë ata që janë në vështirësi ekonomike, të ndihmojmë sipërmarrjen e vogël, t’ju ndihmojmë ju që në vend që t’i hiqni njerëz nga puna, t’i mbani, dhe për këtë kemi propozuar një paketë minimale që ata që nuk i mbani dot vetë, të keni një ndihmë nga shteti, po mbi të gjitha të ndihmojmë njerëzit të bëjnë konsumin bazë të ditës dhe paratë e taksave të shqiptarëve sot nuk mund të shpenzohen në asnjë vend tjetër më mirë se sa duke ndihmuar shqiptarët…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje