Pandemia ka shkaktuar një rritje të fortë të interesit për shahun. Fenomeni është në të tilla përmasa sa mund të krahasohet vetëm me ditët kur ndodhte përplasja e famshme mes Bobby Fischer dhe Boris Spassky-t në vitin 1972.
“Ndershmërisht ne as që e prisnim këtë nivel interesi të njerëzve për shahun. Ka ndikuar Covid, filmi i Netflix, “The Queens Gambit” dhe mbulimi i bollshëm mediatik”, thotë Erik Allebest bashkëthemeluesi i platformës dhe aplikacionit “Chess.com”, që aktualisht është partner zyrtar me FIDE-n, federatën ndërkombëtare të shahut.
Allebest rrëfen se prej fillimit të pandemisë janë detyruar që të zgjerojnë vazhdimisht kapacitetet e serverave e “Chess.com” për të përballuar fluksin gjithnjë e në rritje të përdoruesve të rinj, por edhe aktivizimin gjithnjë e më shumë të përdoruesve besnikë.
Sipas shifrave, numri maksimal i personave që luajnë shah në këtë platformë është rritur me 160 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Rritja pritet që të jetë më e madhe deri në fund të vitit, pasi çdo ditë, platforma raporton rritje me mbi 5 për qind të përdoruesve.
Për të kuptuar se si ndikoi Covid, Erik Allebest bën publike të dhënat e platformës. Sipas tyre, në mars numri i lojtarëve ditorë në “Chess.com” ishte rreth 1.3 mln persona. Më 23 tetor ky numër shkoi në 1.9 mln vetë, 2.6 mln në mes të nëntorit dhe 3 mln përdorues më 20 nëntor.
Rritja e forta ka mbingarkuar serverat dhe në rajone të ndryshme të botës, ku aksesohet faqja dhe aplikacioni i “Chess.com” shërbimi është ndërprerë jo pak herë.
“Jemi duke punuar fort që të zgjerojmë kapacitetet e shërbimeve tona, por disa shërbime nuk paralajmërojnë problematikën që mund të godasë, prandaj u kërkoj ndjesë të gjithë përdoruesve që mund të hasin vështirësi gjatë përvojës së tyre në faqen tonë. Jemi duke bërë gjithçka që ta mbajmë në këmbë shërbimin tonë”, thotë Allebest.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje