Greqia ka vendosur të shtyjë me të paktën një javë heqjen e masave kufizuese, ndërkohë që autoritetet shëndetësore po presin ende të shohin rezultate me konkrete nga pandemia.
Sipas njoftimeve zyrtare, Greqia duhet të dalë nga izolim i pjesshëm më 30 nëntor, por përhapja e koronavirusit në vendin fqinj mbetet ende alarmante.
Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, edhe me heqjen e disa prej masave kufizuese do të jetë e vështirë të lejohet udhëtimi nga prefektura në prefekturë.
“Për t’u hapur në mënyrë të sigurt, ne duhet t’u përmbahemi masave dhe të kufizojmë lëvizjen. Mundësia e heqjes së bllokimit në 1 dhjetor nuk është realiste, pasi barra epidemiologjike mbetet e lartë, sqaro Petsas.
Zëdhëësi i qeverisë shpjegoi se heqja e masave kufizuese do të bëhet gradualisht, së pari me hapjen e shkollave dhe pastaj dyqaneve me pakicë . Konkretisht për shkollat, ai sqaroi se sugjerimet e ekspertëve do të shqyrtohen në mënyrë që të hapen gradualisht të hapen nivelet e arsimit.
Kjo javë konsiderohet veçanërisht kritike nga komiteti i ekspertëve të Ministrisë greke së Shëndetësisë, të cilët po presin me padurim sinjale inkurajuese për një lehtësim gradual të masave kufizuese.

Në çdo rast, ekspertët këmbëngulin se faktorët që do të përcaktojnë një kthim në normalitetin e pjesshëm do të jenë qëndrueshmëria e sistemit shëndetësor dhe mundësia e testimit masiv,
“Për momentin, kurba e epidemisë duket se është rrafshuar disi. R (shkalla e riprodhimit të virusit) është në 1, dhe shkalla pozitive e testeve laboratorike është afërsisht 10-12%” tha Charalambos Gogos, një patolog i sëmundjeve infektive dhe anëtar të Komitetit të Ekspertëve. “Kjo javë është thelbësore,” tha ai.
Megjithatë, komiteti pranon se presioni nga rastet e rënda me Covid-19 mbi sistemin shëndetësor dhe spitalet pritet të vazhdojë, edhe nëse konfirmohen shenjat e para të rrafshimit të kurbës.
Sipas Gogos, ulja e pranimeve në spital dhe pacientëve të intubuar me Covid do të vijë me një vonesë prej një jave në 10 ditë, pas një përmirësimi në treguesit e tjerë epidemiologjikë, siç janë rastet e përditshme.
“Qëndrueshmëria e sistemit shëndetësor nuk ka të bëjë vetëm me shtretërit e njësive intensive por edhe shtretërit e thjeshtë spitalorë, ku po zhvillohet beteja në mënyrë që pacientët të mos arrijnë pikën e intubimit”, tha Gogos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje