Bota

Makina përplaset me portën e Merkelit: Jeni vrasës fëmijësh dhe të moshuarish

Një alarm është dhënë sot nga autoritetet në Berlin ndërsa një automjet është përplasur me portën e kancelares Angela Merkel. Sipas një dëshmitari okular i cili foli për Reuters, një automjet shkoi drejt derës së zyrës së Merkel dhe u përplas më të.



Për momentin nuk ka njoftime për lëndime, por nuk ka informacion të mëtejshëm nëse automjeti ka dashur qëllimisht të rrëzojë portën. Forca të forta policie kanë nxituar në vend dhe kanë rrethuar zonën. Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i makinës, i cili ndodhet i arrestuar vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por hetimet janë ende në vijim.


Vihet re se incidenti ndodhi pak para se Kancelarja Merkel të fillonte një telekonferencë me kryeministrat e shteteve të vendit, rreth hapave të ardhshëm për t’u marrë me pandeminë.



Siç mund të shihet në imazhe, në makinë shkruhen parrulla, të tilla si: “Ndalni politikën e globalizimit” dhe “vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të moshuarve”.

https://www.facebook.com/Ruptly/videos/178294070620658

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë