Turqia ka sinjalizuar sot se nuk do të lihej jashtë garës botërore për të zbuluar vaksinën kundër Covid-19.
Fakti që Ankaraja po planifikon një vaksinë për koronavirusin u njoftua nga vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). Vaksina turke është ende në fazën e parë të provës klinike dhe qëllimi i saj është të dalë në treg deri në prill.
“Ne kemi bërë progres të mirë në vaksinën tonë. Ne kemi ndërmend të nxjerrim vaksinën tonë në treg të paktën deri në prill,” tha ai, duke shtuar se Turqia po monitoronte nga afër zhvillimet e vaksinave në Kinë, Rusi, Shtetet e Bashkuara dhe Europë.
“Ne tashmë kemi porositur për disa prej tyre. “Shpresojmë të marrim vaksinat e para deri në fund të këtij muaji,” tha ai, duke shtuar se vaksina duhet të përdoret për të mirën e përbashkët të njerëzimit pavarësisht nga ndryshimet politike ose motivet tregtare.
Sipas mediave turke, provat klinike të vaksinës turke po përparojnë normalisht, me asnjë nga vullnetarët që shfaqin efekte anësore.
Deri më tani, 44 vullnetarë po marrin pjesë në provat e fazës 1 të vaksinës ERUCOV-VAC.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje