Drejtuesja e Skocisë, Ministrja e Parë Nicola Sturgeon nuk e ka përjashtuar mundësinë e një referendumi për pavarësi vitin e ardhshëm, duke thënë se ajo do të donte të shihte qytetarët të votonin në fillim të mandatit të parlamentit të ri, diku në vjeshtën e 2021. Lajmi është përcjellë nga disa media të huaja ndërkombëtare. Ato britaniket prej dy ditësh janë fokusuar tek deklaratat e ministres
Skocezët nuk e deshën pavarësinë në 2014 në një referendum, por Brexit dhe mënyra se si qeveria britanike po lufton Covid-19 u dha mbështetje forcave që janë për shkëputje nga Mbretëria e Bashkuar dhe sondazhet paraprake tregojnë se tani shumica e skocezëve janë për pavarësi.
Zgjedhjet në Skoci duhet të mbahen në maj dhe Partia Kombëtare Skoceze (SNP) e ministres do të kandidojë fuqishëm në fushatë, në mënyrë që të marrë një mandat për një tjetër referendum për pavarësinë, shkruan Reuters.
“Unë dua që ne të vendosim për pavarësinë në fillim të mandatit të ri të parlamentit. Unë nuk refuzoj asgjë, nuk garantoj asgjë, por është e mundur që votimi të mund të ndodhë në vjeshtën e 2021,” tha Nicola Sturgeon
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje