Juventus-Dinamo Kiev nuk përcakton ekipet që kualifikohen për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, por do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme nga pikëpamja historike dhe simbolike: francezja Stefani Frapart do të bëhet femra e parë që do të arbitrojë një sfidë të këtij kompeticioni meshkujsh. Ajo është përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen që luhet të mërkurën në Torino.
Frapart, 36 vjeç, po jep një kontribut të madh për barazinë gjinore në futboll dhe deri tani ka arritur një sërë “rekordesh”. Është femra e parë që ka gjykuar në kampionatin francez, ka gjykuar gjithashtu finalen e Superkupës së Europës në 2019-ën, ndërsa në muajin tetor gjykoi në Ligën e Europës.
Paraqitja e saj ka qenë gjithmonë në lartësinë e duhur dhe shpesh ajo ka marrë vlerësime maksimale nga trajnerët e njohur, mes të cilëve edhe nga ai i Liverpulit, Jurgen Klop. Të mërkurën në mbrëmje francezja do të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen mes Juventusit dhe Dinamos së Kievit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje