Politike

”Siguria” rrëzon dekretin e Metës për Policinë

Komisioni i Sigurisë rrëzoi me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim të ligjit për ‘’Policinë e Shtetit’’.

Pro dekretit votoi deputeti Myslim Murrizi.

Në dekretin e tij Meta nënvizonte se ligji shkel të drejtën e privatësisë dhe e kthen policinë në një organ që gjurmon qytetarët jashtë procesit penal dhe jashtë kontrollit të prokurorisë, apo gjykatës.

Meta theksonte gjithashtu se ligji në fjalë shkakton pabarazi në radhët e punonjësve të Policisë, duke sanksionuar lëvizjen e tyre edhe pa miratim paraprak, çka Presidenti vlerëson se mund të ketë pasoja në humbjen e përfitimeve që kanë punonjësit e policisë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës.

Meta kishte dyshimet e tij edhe për rolin që i jepej policisë gjatë procesit zgjedhor me këtë ligj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë