Politike

Raporti kritik i FMN, Topalli: Faji edhe i PD që nuk e kontrolloi qeverinë

Ish-nënkryetarja e PD, aktualisht e angazhuar në një tjetër forcë politike “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli e lexoi ndryshe nga PD raportin e fundit të FMN për Shqipërinë  

“Masat e miratuara për të kufizuar përhapjen e pandemisë COVID-19 kanë prekur si prodhimin, ashtu edhe kërkesën. Nga ana e prodhimit, ndërtimi, prodhimi, minierat dhe guroret, si dhe shërbimet, përbënin kontributet më të mëdha negative. Nga ana e kërkesës, rënia e PBB-së i atribuohet kryesisht uljes së investimeve private dhe konsumit privat.

Ndërkohë që sipas buxhetit të miratuar pak ditë më parë së bashku me detyrimet e prapambetura dhe ata te fshehura, borxhi realisht shkon në 90%.

Kështu ndodh kur ke një qeveri të papërgjegjshme, të zhytur në korrupsion dhe në skandale.

Kështu ndodh kur qeverisë ia bëjnë ligjet kompanitë private.

Kështu ndodh kur ministrat blihen nga oligarkët.

Kështu ndodh kur opozita braktis parlamentin dhe i lë fushë të lirë qeverisë për të bëre si të dojë”, shkruan Topalli në faqen e saj Facebook.

Nëse jemi vendi me paketën për ndihma më të ulët në rajon , kjo sipas saj, vjen edhe për faktin se në Parlament nuk kishte një opozitë për ta bërë kauze e për të kontrolluar vendimet e kësaj qeverie.

“Kështu ndodh kur nuk ke as qeveri as lidership në opozitë.

Në këto kushte, kur 43 % e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme, kur borxhi ka arritur 90%, dhe kur për numër popullsie jemi populli që zejmë vendin e parë në braktisjen e vendit ka vetëm një zgjidhje:

Të largojmë tre kryetarët e korruptuar që janë përgjegjësit e kësaj situate. Të zevendësojmë politikën cinike të tyre me politikën e shpresës.

Të bëjmë  ndryshimin për të lindur shpresën!”, shkruan ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë