Futboll

Shërohet Gega, trajneri i Kukësit lë sot Turqinë dhe kthehet në Tiranë

Skënder Gega, trajneri i Kukësit, do të kthehet sot nga Turqia, ku u kurua pasi u infketua nga Koronavirusi. Ai qëndroi disa ditë në një klinikë të specializuar dhe tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndaj dhe mjekët e kanë lejuar të kthehet në Shqipëri.

“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin. Duke parë ecurinë pozitive dhe efektin e terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion se ai mund të fluturojë drejt Tiranës. Gega gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit”, – bën me dije klubi i Kukësit me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Gega duke lënë spitalin në Turqi. Gazeta Si, 2 dhjetor 2020

Në ndeshjet e fundit Kukësin e ka drejtuar ndihmëstrajneri Rrahman Hallaçi, me të cilin skuadra ka marrë 2 fitore. Gega qëndroi fillimisht disa ditë i karantinuar në shtëpi, ku mori mjekim, por gjendja e tij u përkeqësua dhe trajneri shkoi në Turqi për trajtim më të specializuar. Tani gjithçka ka kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë