Duke iu referuar të dhënave të raportit të fundit të FMN, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së pa përllogaritur detyrimet ndaj PPP-ve.
“Ky buxhet nuk ofron asnjë mbështetje dhe asnjë burim dhe strategji për rritjen dhe pritet që kontraktimi i madh ekonomik dhe rritja e deficitit fiskal do të rrisin borxhin publik sipas FMN në 81.9% të PBB në fund të 2020, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik”, tha ajo.
Për procesin e rindërtimit, Tabaku nënvizoi se aktualisht në buxhet janë parashikuar vetëm 280 mln euro që nisur treguesit, sipas saj, nuk kanë për tu realizuar as gjysma.
Sot, sipas Tabakut, bizneset, taksapaguesit, punonjësit kanë nevojë për taksën e sheshtë të cilën ka në qendër të programit të saj PD.
“Prandaj është e nevojshme të kemi një ekonomi që punon për të gjithë e jo për pak, një qeveri që punon për njerëzit.
Shqiptarët kanë nevojë për një shtet që ofron shanse të barabarta, që buxhetin e tij e menaxhon si një mundësi për të incentivuar punën dhe sipërmarrjen jo si një thes të madh që shpërndan favore”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje