Italia do të miratojë masa të reja bllokimi duke nisur nga e premtja, njoftoi Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza. Ai paraqiti po ashtu një plan vaksinimi, sipas të cilit vaksinat do të jenë falas, jo të detyrueshme dhe të shpërndara me ndihmën e ushtrisë.
“Të dhënat tregojnë se kufizimet funksionuan dhe rezultatet e para janë tanimë te prekshme”, tha Speranza. “Por do të na duhen edhe disa javë sakrifica “, shtoi ai.
Ministri njoftoi se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga rajoni në rajon nga data 20 dhjetor deri në 7 janar. Për të shmangur grumbullimet, nuk do të lejohen udhëtimet as ndërmjet komunave në Ditën e Krishtlindjes..
Ora aktuale policiore që zgjat nga ora 11:00 deri në 6 të mëngjesit do të qëndrojë në fuqi, ndërsa dyqanet do të mbyllen në 21:00 dhe restorantet në 6:00 pasdite. Sidoqoftë, restorantet do të lejohen ende të ofrojnë shërbim me shpërndarje.
Speranza gjithashtu detajoi planin e vaksinimit të vendit. Vaksinat do të jenë falas për të gjithë dhe të parët që do t’i marrin do të jenë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit, personeli i shkollës dhe forcat e armatosura.
Një task forcë speciale, e cila do të ketë mbështetjen e ushtrisë, do të jetë përgjegjës për logjistikën dhe shpërndarjen.
“Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme, por do të rekomandohet”, shtoi Speranza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje