Futboll

Video/ Milani përmbys Selltikun dhe kualifikohet në Ligën e Europës

Ndeshja me Selltikun u komplikua më shumë nga sa ishte parashikuar, por fundi i saj ishte shumë i bukur për Milanin, që me fitoren 4-2 u kualifikua me 10 pikë për në turin tjetër të Ligës së Europës, kur ka mbetur edhe një xhiro nga faza në grupe. Gjithçka u fiksua në minutat e fundit, kur Brahim Diaz siguroi 3 pikët për Milanin me golin e 4-t, ndërsa dopieta e Burak Jilmaz i dha fitoren Lilës ndaj Spartës së Pragës, duke nidhmuar kuqezinjtë.

Trajneri Stefano Pioli, i kthyer pas karantinës, bëri ndryshime, duke aktivizuar nga minuta e parë Dalot, Gabia, Kruniç, Kastilejo dhe Hauge. Selltiku, që po kalon një krizë në kampionat, befasoi me dy gola të shënuar që në fillim nga Rogiç dhe Edouard, ndërsa Kjaer u dmëtua dhe vendin e tij e zuri Romanjoli. Reagimi kuqezi erdhi menjëherë dhe brenda 2 minutash Milani barazoi. Çalhanoglu realizoi nga një goditje dënimi dhe më pas Kastilejo baraspeshoi gjithçka.

Goli fantastik i Hauge. Gazeta Si, 3 dhjetor 2020

Por barazimi nuk e kënaq Milanin, që insiston dhe Hauge e vë ndeshjen në binarë për skuadrën e tij. Norvegjezi shënon një gol fantastik, falë aftësive të tij individuale. Ai shërben edhe për Brahim Diaz në golin e katërt të Milanit, që arrin qëllimin për të siguruar kualifikimin në këtë ndeshje.

Goli i Çalhanoglu. Gazeta Si, 3 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë