Futboll

Vjen zyrtarizimi, stadiumi i Napolit merr emrin “Diego Armando Maradona”

Komuna e Napolit ka pranuar zyrtarisht ndryshimin e emrit të stadiumit “San Paolo”. Tani e tutje ai do të quhet stadiumi “Diego Armando Maradona”. Kryesia e komunës ka aprovuar propozimin e kryebashkiakut të Napolit, Luixhi de Maxhistris, për t’i dhënë stadiumit emrin e yllit argjentinas që ndërroi jetë më 25 nëntor, në moshën 60-vjeçare.

“Për futbollistin më të madh të të gjitha kohërave, që me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe magjinë e tij e ka nderuar për 7 vjet fanellën e Napolit, duke i dhuruar dy tituj kampion dhe trofe të tjerë, duke marrë në këmbim nga qyteti dashurinë e përjetshme”. Ky është njoftimi i komunës, ku shprehet motivacioni për ndryshimin e emrit të stadiumit.

Menjëherë pas vdekjes së Maradonës, kryebashkiaku i Napolit kërkoi që stadimi të merrte emrin e tij. Argjentinasi ka bërë historinë me Napolin, ndaj dhe në këtë qytet ai është po aq i dashur sa në vendin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë