Politike

Basha, fermerëve: Do ju mbështes me subvencione

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës në Kukës, ishte edhe në Novosej dhe Shishtavec, dy zonat e njohura për kultivimin e patates.

“Është mëkat që një zonë me kaq shumë traditë ku prodhimet tuaja kanë bërë emër në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin ta gjej në një varfëri të tillë. Është mëkat I dyfishtë që në një kohë kur njerëzit po vuajnë për ushqimet bazë ne nuk arrijmë të garantojmë shitjen e patates tuaj dhe nuk arrijmë të lajmë as shpenzimet që ju keni hedhur për ta rritur këtë patate. Shqipëria po mbytet me prodhime të subvencionuara të fermerëve të huaj. Pse? Sepse ne nuk jemi në krahun tuaj, sepse qeveria nuk është në krahun tuaj. Nesër ju garantoj që do të jem në krahun tuaj, jo me fjalë por me subvencione, me mbështetje direkte për fermerët…”,  iu tha Basha banorëve të Novosej.

Pas Novosej, Basha u ndal edhe në fshatin tjetër, Shishtavec.

Ai u tha banorëve se nuk premton mrekulli, por i garantoi ata se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të tyre për t’i ndihmuar.

“Unë ju jap fjalën që në çdo aspekt do kemi sy për të parë, vesh për të dëgjuar problemet tuaja dhe së bashku do bëjmë maksimumin për t’i zgjidhur”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë