Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në njësinë 11, në Tiranë, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël.
Gjatë takimeve, përfaqësuesit e biznesit kërkuan ndihmë tjetër nga qeveria, për shkak të situatës.
“Cikli negativ duhet ndalur dhe duhet të nisim një cikël pozitiv rritjeje. Për këtë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë prej fillimi. Të gjitha të ardhurat e shtetit në këtë kohë duhet të shkojnë tek familjet në nevojë dhe tek biznesi. Këtë formulë nuk është se e kemi shpikur ne. Këtë po bën Maqedonia, këtë po bën Kosova, këtë po bëjnë dhe vendet e zhvilluara. Natyrisht, s’mund të arrijmë kurrë Anglinë apo Gjermaninë, por të paktën të bëjmë maksimumin siç po bëjnë vendet e rajonit. E kemi detyrë ndaj qytetarëve dhe ky është edhe premtimi kryesor që bëjmë sot, dhe nesër do keni një qeveri që ta keni në krahun tuaj”, tha Basha.
Sipas tij, vendi ka nevojë për ndryshim dhe qeverisje e re.
“Na duhet një ndryshim i ri sepse kështu nuk ecet. Nuk mundet që të gjithë paratë e qytetarëve sot kur kanë më shumë nevojë për ato para të shkojnë në një drejtim tek 5-6 njerëz, ndërkohë që qindra-mijëra të tjerë nuk sigurojnë bukën e përditshme për të mos folur për fruta perimet, nuk sigurojnë dot ilaçet”, – nënvizoi Basha gjatë takimit me biznesin në njësinë 11, në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje