Bota

Festa në karantinë, Greqia në izolim deri në 7 janar

Greqia ka vendosur sot të qendrojë në izolim përgjatë Krishtilindjeve dhe festave të fund vitit, pavarësisht presionit në rritje nga qytetarët për lirimin e masave kufizuese. Shkollat, restorantet, baret, fushat dhe aktivitetet sportive do të qëndrojnë të mbyllura deri më 7 janar, me përjashtim të bizneseve thelbësore.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas njoftoi se presioni mbi sistemin shëndetësor kombëtar është i madh dhe se njësitë intensive janë ende plot. “Për këtë qëllim, masat kufizuese shtrihen deri më 7 dhjetor dhe si pasojë shkollat, restorantet, gjykatat dhe aktivitetet sportive do të mbesin të mbyllura”, tha ai.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, kufizimet në udhëtimet dhe tubimet si dhe udhëtimet nga rajoni në rajon do të zgjaten deri vitin e ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë greke theksoi se ulja e të infektuarve është më e ngadaltë se sa pritej “për shkak të lodhjes së qytetarëve pas dhjetë muajsh luftw me armikun e padukshëm dhe tinëzar”.

Ai shtoi se sipas të dhënave të fundit, ekziston një një rënie e lehtë në mesataren e rasteve por numri pacientëve në gjendje të rëndë nuk është ulur.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të shpëtuar jetë” tha Stelios Petsas.

Qytetarët do të vazhdojnë të dërgojnë një mesazh për të dalë jashtë shtëpisë. Po ashtu qytetarët e kanë të ndaluar të marrin pjesë në mbledhje familjare me nëntë njerëz.

I pyetur nëse ora e natës do të zbatohej veçanërisht për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, zëdhënësi i qeverisë tha se ishte diçka që ne do ta shqyrtonim në ditët në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë