Futboll

Champions/ Sfidë hyjnore Mesi-Ronaldo, Lacios i mjafton barazimi

Në ndeshjen e parë në Torino u pa vetëm Lionel Mesi, sot në mbrëmje në Barcelona kthehet sfida mes tij dhe Kristiano Ronaldos, me portugezin që tashmë mban fanellën e Juventusit. Luhen 90 minutat e fundit të fazës në grupe në Ligën e Kampionëve dhe kjo ndeshje është e rëndësishme për vendin e parë, por edhe për prestigjin e dy klubeve të mëdha europiane.

Nga viti 2008 dy yjet që kanë dominuar skenën e madhe të futbollit janë përplasur në total 35 herë, ku 16 fitore i takojnë argjentinasit, 9 janë barazime dhe 10 suksese për portugezin. CR7 dhe Mesi është edhe një sfidë “Topash të Artë”, me të dytin që ka fituar 6 ndaj 5 të rivalit të tij. Prestigj, fitore, por mbi të gjitha shumë gola: 22 për Lionel Mesin dhe 19 për Kristiano Ronaldo.

Nga ndeshja Juventus-Barcelona, 0-2. Gazeta Si, 8 dhjetor 2020

Janë të gjitha premisat për një ndeshje hyjnore. Juventusit i duhet të fitojë me 3 gola diferencë në Barcelonë për t’u rrëmbyer katalanasve vendin e parë. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për bardhezinjtë, të cilët janë shumë më ndryshe në krahasim me ndeshjen e parë, kur u mundën në shtëpi.

Në fushë zbret sot edhe Lacio e Strakoshës, që ëndërron për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve prej 20 vjetësh. Skuadrës së Inzagit i mjafton një barazim kundër belgëve të Bryzhit për të kaluar më tej. Shanset janë të mëdha që Lacio ta shohë veten në shortin e Nionit, për më tepër që luan në “Olimpico”. Imobile dhe Korrea do të udhëheqin sulmin e Lacios në ndeshjen e sotme.

Ndeshjet e sotme
Ora 18:55

Lacio-Bryzh
Zenit-B.Dortmund
Ora, 21:00
Barcelona-Juventus
Çelsi-Krasnodar
Dinamo K.-Ferencvarosh
PSG-Bashakshehir
Lajpcig-Mançester Junajtid
Renes-Sevilja


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë