Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, pedagogë dhe profesionistë të cilët kanë studiuar në Shqipëri, në vendet e BE dhe SHBA.
Ky bashkëbisedim me rastin e 8 Dhjetorit ditën e Lëvizjes Studentore, riktheu ditët e protestave të studentëve, dhe situatën ekonomike e politike në vend.
Mediu theksoi gjatë takimit se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave janë nga fitoret më me rëndësi historike për shqiptarët nën qeverisjen “Berisha”.
“Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me krimin dhe korrupsionin dhe duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale”, tha Mediu.
Mediu theksoi nevojën e një ndryshimi të domosdoshëm në qeverisje dhe parlament.
“Qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i Shtetit të së Drejtës, standardeve europiane kushtetuese, ku përcaktohen qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Ndërtimin e një Shteti ku drejtësia duhet t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe të garantojë barazinë përballë ligjit”, tha Mediu.
Opozita, sipas tij, e ka të domosdoshme angazhimin në garën e saj elektorale dhe qeverisëse të njerëzve të aftë, pedagogë, intelektualë, studentë dhe profesionistë të cilët punojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje