Bota

SHBA nuk do shpërndajë vaksinën derisa të vaksinohen amerikanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk do të ndihmojnë vendet e tjera për sigurimin dhe shpërndarjen e vaksinës anti-covid përpara vaksinimit të qytetarëve të saj.

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv i cili do të sigurojë që amerikanët të kenë përparësi për marrjen e vaksinat e reja të koronavirusit përpara se ato të vihen në dispozicion të kombeve të tjera.

Një zyrtar i lartë i administratës konfirmoi se vaksina do t’u jepet falas qytetarëve amerikanë. “Asnjë nuk do të duhet të paguajë asnjë qindarkë nga xhepi i tij,” u tha zyrtari gazetarëve të hënën. Administrata Trump tha se ka besim se SHBA do të ketë doza të mjaftueshme të vaksinës për të vaksinuar të gjithë ata që e dëshirojnë atë nga mesi i vitit 2021.

Urdhri ekzekutiv do të krijojë gjithashtu një kornizë për agjencitë qeveritare të SHBA-së për të ndihmuar vendet e tjera të prokurojnë vaksinat, por vetëm pasi të plotësohet kërkesa e brendshme. SHBA ka gjithashtu një plan për të dhuruar doza vaksinash në vendet e varfra, të cilat pritet të jepen pasi të jenë vaksinuar një pjesë e mirë e qytetarëve amerikanë.

Urdhri, i cili është në përputhje me politikën e Trump “Amerika e Para”, do të nënshkruhet gjatë një samiti mbi programin e vaksinimit. Në samit, administrata do të shpjegojë strategjinë e saj të shpërndarjes dhe do të informojë publikun në lidhje me vaksinat, duke përfshirë përpjekjen për të krijuar besimin se ato janë të sigurta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë