Bashkimi Europian ka paralajmëruar sot se nëse Hungaria dhe Polonia nuk ndalin veton, atëherë 25 vendet anëtare do të miratojnë fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, duke e lënë Budapestin dhe Varshavën pa ndihmë ekonomike.
Lëvizja e BE-së vjen pasi Hungaria ka kundërshtuar të pranojë ultimatumin e dhënë nga Bashkimi Europian për të pranuar fondin e rikuperimit nga pandemia e Covid-19.
Ministri i jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó ka theksuar edhe njëherë se e refuzojnë kërkesën.
“Është e vështirë të interpretosh trillimet dhe të sigurosh një pozicion të punëve të jashtme nga kjo. E gjithë ajo që mund të them është se pozita e Hungarisë nuk është e re. Pozita e Hungarisë nuk ka ndryshuar përgjatë viteve. Ne refuzojmë lidhjen mes përdorimit të burimeve të BE dhe parave të zakonshme me politika të panjohura dhe të papërcaktuara”, deklaroi Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
Dy vendet anëtare kanë vënë veton ndaj paketës së rimëkëmbjes pas pandemisë pasi BE-ja u vuri si kusht respektimin e sundimit të ligjit për marrjen e fondeve. Megjithatë bllokimi i paketës sipas Bashkimit Europian do t’i kushtojë rëndë dy vendeve, pasi ato nuk do të përfitojnë nga paketa që përmban 23 miliardë euro për Poloninë dhe 4.3 miliardë për Hungarinë.
“Kjo nënkupton një izolim serioz për të dyja vendet nëse merren parasysh prespektivat europiane. Mendoj se nuk është e pavend të argumentosh se kjo do të rezultojë në një krizë të brendshme për të dyja qeveritë në skenën ndërkombëtare. Kjo sepse do të ishte shumë e vështirë të argumentosh pse ekonomia kombëtare dhe shoqëritë janë privuar nga kjo shumë thelbësore parash”, Dániel Hegedűs, analist i Fondit Marshall.
Përfituesit kryesor të paketës së rimëkëmbjes që ka ofruar Bashkimi Europian do të jenë ato vende, si Italia dhe Spanja, të cilat janë më të prekurat nga pandemia. Kjo do të thotë se Hungaria dhe Polonia do të përjashtohen tërësisht nga një plan i tillë nëse nuk marrin një vendim sa më shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje