Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se 5 nga 12 godina te zona “5 maji” që do të ndërtohen me fondet e rindërtimit po kthehen në zyra luksi për qeverinë dhe bashkinë.
“Tërmeti i 26 nëntorit na tregoi të gjithëve se kjo qeveri kishte vjedhur aq shumë, sa as ushqimet bazë nuk gjendeshin në depot e emergjencave civile…
Fatkeqësia që goditi këtë zonë të Tiranës po përdoret nga qeveria qendrore dhe natyrisht ajo lokale për të gllabëruar pronën e qytetarëve në interesa personale dhe të jashtëligjshme të qeverisë.
Më konkretisht në zonën “5 Maji” do të ndërtohen 12 godina me vlerë 52 milion euro; godina të cilat duhet t’u përkisnin banorëve të dëmtuar nga tërmeti…”, tha ajo.
Tabaku nënvizoi se PD-ja më herët ka faktuar se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti, do të zërë një nga godinat e reja në zonën e rindërtimit.
“Tatimet nuk janë institucioni i vetëm që do të uzurpojë hapësirën e re publike.
Në këtë zonë, që duhet t’u përkiste qytetarëve, qeveria po nxjerr jashtë banorët për t’i dhënë vetes luksin që me paratë që duhet të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të banesave të qytetarëve të përfitojë ajo për luksin personal.
Siç shihet në dokumentin me firmë të kryebetonierit të Tiranës, Erion Veliajt, nga 12 godina që ndërtohen me fondet e rindërtimit (pra nga taksat tona të rritura) 5 prej tyre do të rrëmbehen nga qeveria”, tha Tabaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje