Politike

Basha, pensionistëve: Prioritet absolut, ndihma financiare për ju

Gjatë vizitës në Vlorë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u takua me një grup pensionistësh lidhur me problematikat e tyre për pensionet dhe pandeminë.

Nga ana e tij, Basha tha se situata mund të ndryshojë vetëm pas 25 Prillit

“Pyetja që duhet të marrë përgjigje më 25 prill nga Vlora dhe nga e gjithë Shqipëria është: A mund të vazhdohet kështu edhe një ditë të vetme? Jo! Kështu nuk vazhdohet më. Boll më kështu. Ka nevojë për ndryshim, një ndryshim që të sjellë shpresë dhe ndryshimi që sjell shpresë është një qeveri që e drejton vendin, resurset e vendit, paratë e taksave tuaja tek njerëzit, tek ekonomia. Nuk jemi në një situatë pamundësie”, tha ai, ndërsa shtoi se, “Shqipëria është një vend me mundësi të jashtëzakonshme dhe nesër ju garantoj do të keni një qeveri dhe një kryeministër të përgjegjshëm që i njeh, i ka prekur hallet, dhimbjet, vuajtjet e njerëzve”.

“Për ne prioritet absolut do të jetë ndihma financiare për të gjitha familjet e goditura nga kriza dhe të goditura dyfish nga pandemia natyrisht duke përfshirë dhe pensionistët, se ju me këto pensione mezi ia dilnit para pandemisë e jo më tani që duhet të bëni shpenzime shtesë për një maskë, një dezinfektant”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë