Futboll

Video/ Batha nderon Tiranën në Laç, Vllaznia dhe Kukësi të pandalshëm

Tirana nuk fitonte që në javën e parë të kampionatit, kur mundte Kukësin në stadiumin e Korçës, 0-2. Në atë kohë ishte trajner Emanuel Egbo, i cili i la vendin Nevil Dedes pas javës së dytë. Dhe më në fund trajneri i ri i kampionëve në fuqi ka arritur fitoren e parë. Një fitore që në këtë moment ka vlera të mëdha morale për bardheblutë.

Ndeshjen në Laç e ka vendosur një gol i Idriz Bathës, mesfushori që goditi bukur dhe saktë nga jashtë zonës. Pak minuta më parë Laçi kishte humbur një penallti me golashënuesin Nuabueze. Ishte meritë e portierit Bekaj që e priti gjuajtjen e tij dhe i dha zemër Tiranës.

Goli i shënuar nga Batha në Laç. Gazeta Si, 9 dhjetor 2020

Fitore bindëse kanë arritur jashtë fushe edhe Vllaznia kryesuese dhe Kukësi, me rezultatin e njëjtë, 0-3. Shkodranët shënuan që në “tunel” ndaj Kastriotit në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë dhe më pas kompletuan fitoren edhe me dy gola të tjerë. Vllaznia udhëheq me 16 pikë renditjen e Superiores. Kukësi fitoi në fushën e Bylisit, që tashmë mban vendin e fundit, pasi është kaluar edhe nga Apolonië, që mundi Skënderbeun në Fier, 1-0.

Vllaznia feston fitoren ndaj Kastriotit. Gazeta “Si”, 9 dhjetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë