Ne rrjet

BE “lë në baltë” Greqinë, nuk ka sanksione ndaj Turqisë

Pavarësisht presionit të Greqisë dhe Qipros, Bashkimi Europain duket se ka vendosur të shtyjë për në mars vendosjen e sanksioneve të tjera kundër Turqisë, pasi disa nga vendet më  të mëdha të unionit, përfshirë edhe Gjermaninë, nuk duan të cenojnë marrëdhëniet ekonomike me Ankaranë.

Bashkimi Europian po përgatit një përgjigje të vakët ndaj kërkimeve për naftë të udhëhequra nga Turqia në Mesdhe, siç tregohet nga drafti i konkluzioneve të samitit të udhëheqësve europianë të enjtes, për të cilin Greqia këmbëngul se duhet të përfshijë një formulim më të ashpër.

Drafti i konkluzioneve, i cili u diskutua të mërkurën në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm, thotë se udhëheqësit do t’u kërkojnë ministrave të tyre të jashtëm të përgatisin masa shtesë të cilës do t’i shtohen një liste sanksionesh që ka hyrë tashmë në fuqi që nga viti 2019.

Deri më tani, masat kufizuese u janë vendosur vetëm dy anëtarëve të Korporatës Turke të Naftës në pronësi të shtetit (TPAO). Drafti thotë që “nëse do të jetë e nevojshme, sanksionet mund të përfshijnë edhe zyrtarët që përfshihen në kërkimet për naftë në zonat ku Greqia thotë se ka të drejtën për të zgjeruar juridiksionin e saj.

Drafti i bëri thirrje gjithashtu Përfaqësuesit të Lartë të BE Josep Borrell dhe Komisionit të raportojë mbi gjendjen e marrëdhënieve ekonomike dhe politike BE-Turqi dhe për të përgatitur “opsione se si të veprohet” për samitin e ardhshëm të BE-së në mars.

Në draftin e saj, BE thotë po ashtu se do të kërkojë të koordinohet për këto çështje me SHBA- në për të forcuar lidhjet më të ngushta të politikës së jashtme me Uashingtonin pasi Presidenti i zgjedhur Joe Biden mori detyrën në janar.

Drafti dënon “veprimet dhe provokimet e njëanshme të Ankarasë” dhe përshkallëzimin e retorikës së saj kundër BE-së, vendeve të saj anëtare dhe udhëheqësve të tyre. Për më tepër, ai thotë se Këshilli Europian ka vërejtur tërheqjen e anijes kërkime Oruc Reis nga Turqia pak para samitit dhe pret që kjo të jetë një lëvizje e qëndrueshme që do të lejojë rinisjen e hershme të bisedimeve kërkimore midis Greqisë dhe Turqisë.

Por Greqia duket se është e pakënaqur që drafti i referohet interesit strategjik të BE në zhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunuese dhe të dobishme me Turqinë. Unioni thotë se oferta për përmirësimin e marrëdhënieve më BE-në mbetet në tryezë, nëse Turqia tregon dëshirën për të promovuar një partneritet të mirëfilltë me bllokun dhe vendet e saj anëtare dhe për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje përmes dialogut dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ndërkohë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Kryeministrin grek Qiriako Mitsotakis për shmangien e dialogut me Turqinë dhe pretendoi se Greqia po ndiqte një politikë të bazuar në gënjeshtra. Sidoqoftë, ai e la të hapur mundësinë e një dialogu me Athinën.

“Ata vazhdimisht po përpiqen të shmangin uljen në tryezë,” tha ai, duke shtuar se “nëse Greqia është e sinqertë, Turqia është e hapur për bisedime.

Tensionet midis BE dhe Ankarasë janë rritur në lidhje me operacionin e kërkimit të Turqisë për gaz natyror në ujërat e diskutueshme gjithashtu të pretenduara nga Greqia dhe Qipro.

Drafti, i cili u diskutua nga ambasadorët e BE-së të mërkurën mund të ndryshojë ende, sipas një diplomati të BE. “Por duke e shtyrë vendosjen e sanksioneve të reja, qëllimi është që Greqisë dhe Turqisë t’u jepem opsioneve të tjera”, tha një diplomat i tretë i BE: “Kjo është gjithashtu një mënyrë për të fituar ca kohë, për t’i dhënë diplomacisë më shumë hapësirë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë