Politike

Kushtetuesja, Kim: Boll me lojëra! Të ngrihet tani

Dikush po luan me ngritjen dhe rikthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese, por se kush është, atë për momentin një prej personave që mund të dijë është ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomatja amerikane në Shqipëri kërkoi që t’u jepet fund këtyre lojërave dhe të ngrihet e rikthehet në funksion sa më parë Gjykata Kushtetuese.

“Ata (qytetarët) e duan tani. E donin vitin e kaluar, e donin para katër vitesh. Ata e donin 30 vite më parë! Tani është koha! Boll me lojëra!”, thotë Kim përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku njoftohet një intervistë më e zgjeruar e Ambasadores për “Zërin e Amerikës”.

Kim nënkupton se procesi është zvarritur qëllimisht.

“Qytetarët nuk kanë pse të presin deri në zgjedhjet e reja për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Nuk duhet të kishin pritur as pas një vendimi të BE-së për të pasur sundim të ligjit dhe shtetit ligjor. Ata e duan tani!”, thotë Ambasadorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë