Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, fajëson kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, se po organizon protesta të dhunshme nëpër rrethe, nisur nga ajo e zhvilluar në Tiranë.
Balla iu referua protestave të një dite më parë nga disa bashki të vendit
“Lulëzim Basha nën frymëzimin e Sali Berishës po udhëzon partinë e tij në çdo bashki se si ta përdorin vdekjen tragjike të 25-vjeçarit, për një karshillëk të ri dhune. Dhuna e djeshme në disa qytete është organizim ekskluziv i Lulëzim Bashës, të cilët bëjnë sikur solidarizohen me protestën e Stresit në Tiranë.
Lulëzim Basha po tenton të ndezë vatra dhune duke sulmuar bashki apo objekte të tjera sikurse ndodhi në Korçë, pas Tiranës. Përdhosja e simboleve të Krishtlindjeve është një porosi e turpshme Lulëzim Bashës dhe e atit të tij politik Sali Berisha”, shkruan Balla në Facebook duke e shoqëruar edhe me një video nga sulmi i dy ditëve më parë i disa protestuesve në hyrje të kryeministrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje