Autoritetet greke kanë njoftuar masa të reja në kuadër të pandemisë. Kush futet në shtetin grek nga 18 dhjetori e deri në 7 janar do të karantinohet 3 ditë.
“Karantina e detyrueshme për ata që udhëtojnë nga jashtë në Greqi dhe hyjnë në vend nga 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 është e kufizuar, nga 10 ditë, në 3 ditë”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.
Qeveria ka marrë këtë vendim, pasi kohët e fundit ka pasur reagime të forta nga ata që dëshironin të ktheheshin në Greqi dhe u detyruan të qëndronin në karantinë për dhjetë ditë.
Masat paraprake për hyrjen në vend, siç thonë ata, ishin tashmë të rrepta me detyrimin për të paraqitur një test negativ të koronavirusit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje