Bota

Europa e dëshpëruar, numri i viktimave dhe të infektuarve rritet sërish

Europa është përsëri e dëshpëruar ndërsa bilancet ditore të vdekjeve nga Covid-19 po arrijnë shifra rekord ndërkohë që qeveritë po përpiqen të zgjerojnë testimin dhe të çlirojnë spitalet nga pensioni.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se pavarësisht lajmeve shpresëdhënëse me fillimin e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, se veprimi drastik është ende i nevojshëm për të shpëtuar jetë.

Rusia dhe Gjermania raportuan vdekje rekord të premten, ndërkohë që tetori ishte muaji më vdekjeprurës i Rusisë në një dekadë. Njësitë e kujdesit intensiv të Stokholmit kanë arritur kapacitetin ndërsa Suedia propozoi një ligj për mbylljen e hapësirave të caktuara publike. Ndërkohë, Franca tha se nuk do të dilte nga karantina siç kishte planifikuar të martën pasi numri i të infektuarve u rrit sërish të enjten krahasuar me javën e kaluar.

Gjermania ndërkohë shënoi 598 viktima në 24 orës. Ekonomia më e madhe e Europës pati gjithashtu një rekord prej 29,875 rastesh të reja të premten, afërsisht 6,000 më shumë se një ditë më parë.

Ligjbërësit gjermanë kanë vendosur të takohen në ditët në vijim për të forcuar masat e bllokimit në përpjekje për të marrë nën kontroll rritjen e infeksioneve. Kancelarja Angela Merkel këtë javë u bëri thirrje gjermanëve të kufizonin kontaktet e tyre shoqërore përpara pushimeve dhe bëri thirrje për më shumë kufizime.

Pavarësisht se sistemi shëndetësor i Gjermanisë nuk i ka arritur ende kapacitetet, bllokimi i pjesshëm nuk ka arritur të ndalojë valën e dytë. “Gjermania është shumë e shqetësuar dhe ju mund të shihni se numri i të infektuarve po shkon në drejtim të gabuar,” Linda Bauld, profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut.

Bauld tha se vende të tilla si Spanja dhe Franca kishin bërë një përparim falë bllokimeve të fundit, por për disa vende karantina nuk ishte e mjaftueshme.

“Unë mendoj se janari do të jetë me të vërtetë i vështirë, dhe ndoshta edhe shkurti”, thotë ajo.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock paralajmëroi të enjten se numri i rasteve Covid-19 po rritet përsëri në disa rajone pas uljes së kurbës në javët e fundit. Hancock tha në një konferencë të përditshme se ai ishte “veçanërisht i shqetësuar” për numrin e rasteve në Londër dhe afër Kent dhe Essex. Në Londër, nxënësit e moshës 11-18 vjeç përbëjnë shumicën e rasteve. Për të luftuar rritjen e rasteve duke i mbajtur shkollat të hapura, testimi masiv do t’u ofrohet të gjithë fëmijëve në pjesët më të prekura të këtyre rajoneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë