Futboll

Shpëtim Duro emërohet trajner i Laçit, debuton ndaj Teutës

Shpëtim Duro është trajneri i ri i Laçit. Drejtuesit e këtij ekipi kanë vendosur t’ia besojnë stolin trajnerit të njohur kryeqytetas. Prej disa ditësh klubi kurbinas ishte në kërkim të pasuesit të Armando Cungut, i larguar pas rezultateve jo të mira të javëve të para të kampionatit. Dhe tashmë kanë zgjedhur Duron.

Kandidatë të tjerë për të drejtuar Laçin ishin Bledi Shkëmbi dhe austriaku Peter Pakult, që ka drejtuar më parë Kukësin në Shqipëri. Por në fund ka fituar kandidatura e Shpëtim Duros, një trajner me shumë përvojë në futbollin tonë. Ekipi i fundit që ai ka drejtuar është Kukësi sezonin e shkuar, ndërsa më parë ka qenë edhe trajner i Partizanit, Besës, Skënderbeut, Vllaznisë dhe Flamurtarit në Superiore, si dhe Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Laçi u drejtua nga Cungu javët e para dhe pastaj nga Stavri Nica në dy ndeshje. Kurbinasit mbajnë vendin e 7-të në renditje, me 7 pikë pas 7 javësh. Trajneri i ri, Shpëtim Duro, do të debutojë të dielën ndaj Teutës në transfertë. Përveç Laçit, deri tani kanë ndërruar trajner edhe Tirana dhe Apolonia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë