Politike

Balla: S’do jem ministër i Brendshëm, bastisja e selisë së PS, vepër e PD

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, tha se bastisja e zyrave të PS-së në Shkodër është vepër e Partisë Demokratike.  

“Në Shkodër sot organizimi është nga PD, në Korçë ishte nga PD dhe LSI, dhuna po paguhet nga paratë e korrupsionit ende të pandëshkuar.

Këto akte dhune që s’kanë ndodhur kurrë në këto 30 vite, s’janë sulmuar kurrë në Shqipëri objekte shtetërore, pse duhet shkulur semafori, ti vësh flakën kazanëve apo të sulmosh dhe seli partie.

E kemi thënë, sa më shumë do vijnë dhimbjet e forta nga goditja e SPAK aq më shumë do rritet vandalizmi i politikanëve të së keqes në Shqipëri, policia po mbron pronën publike, institucionet”, tha Balla.

Ai pati një thirrje edhe për protestuesit.

“U bëj thirrje cdo qytetari shqiptar, të kuptojë që tashme nuk janë protesta qytetare sepse protestat qytetare u vodhën e grabitën nga opozita e Berishës dhe Metës dhe tani kemi të bëjmë me huliganizëm e vandalizëm, jeni dëshmitarë që pati përpjekje mbrëmë dhe këtu në Elbasan ku PD ishte organizatore. Unë besoj që s’ka më PD në Elbasan”

A do të jetë ai Ministër i Brendshëm, një nga emrat e përfolur jo zyrtarisht?

“Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PS dhe Sekretar i përgjithshëm i PS, e kam thënë shpesh që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive.

Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e kryetar i grupit parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë cdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë